INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VOA: Vizita e Kerry-t në Tiranë falenderim për strehimin e 2 mijë muxhahedinëve

VOA: Vizita e Kerry-t në Tiranë falenderim për strehimin e 2 mijë muxhahedinëve

Publikuar më: 13:20 15-02-2016

“Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka qenë në Shqipëri për të falenderuar qeverinë Shqiptare për strehimin e anëtarëve të grupit opozitar iranian, të njohur si muxhahedinë”. Me këtë fjali e nis shkrimin Zeri i Amerikës në versionin Anglisht, lidhur me vizitën që Sekretari i Shtetit zhvilloj një ditë më parë në vendin tonë, ku pati takime me krerët e klasës politike në vend. Kur thotë këtë, Zëri i Amerikës citon si burim një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit.Në shkrimin e Zërit të Amerikës thuhet se gjatë dy viteve të fundit, Shqipëria ka marrë në rreth 1,000 anëtarë të MEK dhe është e angazhuar për rivendosjen e 2,000 të tjerë.

Reforma në drejtësisë dhe proçesi i dekriminalizimit ishit dy çështje që Sekretari Kerry foli publikisht, por në bisedat kokë më kokë me përfaqësuesit e lartë të qeverisë, sipas VOA-s, ka qënë një tjetër temë kryesore e bisedës. Zyrtarët e lartë u kujdesën që publikisht mos të përmendet çështja e muxhahedinëve, mbase kjo ishte dhe arësyeja që nuk u lejuan pyetje në daljen përballë medias që Kerry pati në krah të Kryeministrit.

I njëti burim i VOA thotë se:

“Kerry nuk do të flasë publikisht për përpjekjet e zhvendosjes, e cila mbetet një çështje e ndjeshme".

SHBA ka ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për rivendosjen e këtij grupimi. Ndihma e SHBA përfshin një donacion prej 20 milion Dollar, dhënë agjencisë së refugjatëve të OKB-së për të ndihmuar në rivendosjen e grupimit opozitar Iranian.

Zyrtari i lartë e Departamentit të Shtetit thotë se asistenca amerikane në Shqipëri shtrihet në fushën e sigurisë dhe atë ekonomike.

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934