INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlorë/ Vetëvaret një 65-vjeçar! Grupi hetimor shkon menjëherë në vendngjarje

Vlorë/ Vetëvaret një 65-vjeçar! Grupi hetimor shkon menjëherë në vendngjarje

Publikuar më: 09:18 17-07-2019

Një burrë i moshës 65 vjeçare i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotshëm.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 07:07, në Selenicë të Vlorës, për shkaqe ende të paqarta është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65 vjeçari S. N.

Nga hetimet dhe kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557