Jemi në sezonin e verës dhe e vetmja gjë që kryeson mendimet e gjithsecilit është argëtimi , relaksi dhe të provuarit gjëra të reja.
Këtë të fundit ua mundëson më së miri një prej lokaleve që ndodhet në qytetin e Vlorës. Menuja e tyre është speciale, jo nga llojshmëria e gatimeve por nga emrat e tyre...të përkthyera edhe në anglisht për turistët e huaj. Kështu, nëse i hedhim një sy do të shohim që sipas tyre fjala “e vogël” në anglisht përkthehet në “”smojl”, “Bukën e thekur” e përkthejnë të skuqur në “Panne Fritto” etj. Për turistët e huaj që do kalojnë në këtë lokal, iu sugjerojmë të marrin me vete një fjalor shqip sepse në vend të “vezës sy ”për mëngjes mund të hanë “uovo fritto”.









10 Dec 2025 





