INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlorë/ Kontakti me rrymën elektrike, vdes punonjësi i OSHE-së

Vlorë/ Kontakti me rrymën elektrike, vdes punonjësi i OSHE-së

Publikuar më: 20:53 14-07-2019

Një ngjarje e rëndë është shënuar sonte në mbrëmje në qytetin bregdetar të Vlorës.

Një punonjës i OSHEE duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën. Viktima është P.H 56 vjeç.

 

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” shtetasi P. H., 56 vjeç (Punonjës i OSHEE Vlorë) duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0036628246307373