INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlorë, bllokohet prej 4 orësh nga rrjedha e lumit, gruaja shpëtohet me helikopter [FOTO]

Vlorë, bllokohet prej 4 orësh nga rrjedha e lumit, gruaja shpëtohet me helikopter [FOTO]

Publikuar më: 18:31 04-02-2018

Shirat e dendur që pushtuan vendin sollën mjaft probleme në shumë zona të vendit sidomos në Vlorë dhe në Fier.

Shumë banorë jo vetëm u përmbytën por mbetën edhe të bllokuar si pasojë e vërshimit të ujrave duke qënë edhe në rrezik për jetën.

Sikurse është edhe kjo qytetare e bllokuar prej 4 orësh nga rrjedha e lumit në Nesarak të Armenit në Vlorë e cila u shpëtua nga Njësia e Helikopterëve të Shëndetësisë dhe u transportua drejt QSUT.

Ekipi i mjekëve të Njësisë së Helikopterëve i dhanë ndihmën e parë duke e nxjerrë nga rreziku për jetën.

Në gatishmëri janë edhe autoambulancat, të cilët transportuan drejt spitalit të Vlorës disa banorë të evakuuar nga zonat e përmbytura.

 

4.jpg

3.jpg

2.jpg

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040559768676758