INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlora, qyteti me kriminalitetin më të lartë

Vlora, qyteti me kriminalitetin më të lartë

Publikuar më: 14:02 19-03-2019

Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjitshme, Arta Marku ka bërë një analizë vjetore sa i përket kriminalitetit në Vlorë. Pas kësaj analize, ajo ka dhënë një deklaratë ku është shprehur se qyteti bregdetar ka nivelin më të lartë të kriminalitetit në qark dhe një pjesë e madhe e ngjarjeve janë të pazbardhura. "Niveli i kriminalitetit është më i lartë në Vlorë se në Fier, Berat, Lushnje. Ngjarjet kanë qenë nga më të dhunshmet dhe një pjesë e madhe e tyre janë ende të pazbuluara. Kërkoj që të bashkëpunojmë me policinë e Shtetit dhe organe të tjera ligjzbatuese që në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe deri në zbardhjen e saj. Asnjë instituticion nuk mund të punojë i vetëm dhe të ketë rezultat", ka thënë kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme.

Article Logic
Execution time: 0.0039730072021484