INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vllahutin kërkon pavarësi dhe profesionalizëm nga administrata publike

Vllahutin kërkon pavarësi dhe profesionalizëm nga administrata publike

Publikuar më: 16:52 14-02-2018

“Tepsia e pushtetit në administratën publike” ka nxitur kryeministrin të ndërmarrë një reformë të thellë në këtë drejtim. Por administrata publike, është një element shumë i rëndësishëm për procesin e integrimit të vendit në familjen e madhe evropiane. Në ditën kur drejt Francës do të nisen 15 të rinj për tu trajnuar, nën mbështetjen e BE, Ambasadorja Romana Vllahutin ka një mesazh të qartë jo vetëm për ta por dhe për vendin.
Romani Vllahutin:
Po i afrohet një moment shumë i rëndësishëm drejt rrugëtimit në Europë. Jo se nuk jeni në Europë, për BE është një familje kombesh që ka standarde. Prandaj ne po përpiqemi fort të investojmë për rritjen e standardeve. Ndaj ndihuni të pavarur, ndihuni të arsimuar , ndihuni Kurioz dhe duhet të shërbeni për të ndihmuar qytetarët. Mos u trembni”.
E në fund ambasadorja e BE kishte një mesazh për të gjithë të rinjtë që kanë fituar të drejtën të trajnohen në Francë.
RomanaVllahutin:
Ambicia duhet të vihet ën shërbim të vendin. sigurisht që pres të ktheheni të gjithë, dhe të vleni për vendin tuaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038509368896484