INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vladimir Gjuta mbetet në burg dhe pse i ati ka mohuar dhunën

Vladimir Gjuta mbetet në burg dhe pse i ati ka mohuar dhunën

Publikuar më: 10:50 13-07-2016

Apeli i Krimeve të Rënda ka vendosur ta lërë në burg Vladimir Gjutën. Ai pasi doli nga burgu se nuk iu vërtetua akuza për vënien e tritolit në faramacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri pak kohë më pas u arrestua sërisht me një tjetër akuzë. Ai akuzohet për dhunë në famije dhe pse i ati i tij ka mohuar që i biri ta ketë goditur.
I ati pak ditë më parë ka thënë se po shpiken gjëra të paqena nga policia e shtetit.
Ndërsa i vëllai i Vladimirit ka deklaruar se të gjitha këto po krijohen për tu prishur marrdhëniet në familjen e tyre.
"Ky është skandal nga shteti. Na e kanë marrë në burg dhe na e kanë trajtuar si mos më keq. Kërkojmë që të dalë nga burgu. Ne nuk na njeh vetëm Kukësi, por e gjithë Shqipëria, në familjen tonë nuk ka dhunë. Babai ynë nuk ka pranuar në mënyrë kategorike që është ushtruar dhunë mbi të", ka thënë vëllai i Vladimirit.

Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938