INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjosa çan argjinaturën, fshatrat e Fierit dhe Vlorës nën ujë [FOTO]

Vjosa çan argjinaturën, fshatrat e Fierit dhe Vlorës nën ujë [FOTO]

Publikuar më: 13:23 02-12-2017

Reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumit Vjosa nga shtrati kanë prekur fshatrat e Vlorës dhe Fierit, të cilët sot në mëngjes kanë qenë nën ujë. Prurjet e mëdha në Vjosës kanë carë argjinaturën duke shkaktuar përmbytje.

Më të prekurit janë fshatrat e Vlorës, Novoselë, Mifol, Fitore, Bishan dhe ata të Fierit, Ferras, Çerven e Koshisht, ku uji ka mbuluar hektarë të tërë.

Më shumë se 450 forca të ushtrisë ndodhen në fshatrat buzë Vjosës për tu ardhur në ndihmë banorëve në rrezik.

Mësohet se deri tani janë evakuar 20 persona.
Emergjencat Civile bëjnë me dije se janë përmbytur 300 banesa.

7.jpg

 

10.jpg

 

12.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040438175201416