INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Vjeshtë 2017”, sekuestron pasurinë e të dënuarit për trafikim narkotik. Shkodrani i “kripur” me para

“Vjeshtë 2017”, sekuestron pasurinë e të dënuarit për trafikim narkotik. Shkodrani i “kripur” me para

Publikuar më: 10:54 27-09-2017

Ne operacionin e radhës “Vjeshtë 2017”  sekuestron një pasuri që shkonte në shifra marramendëse, personi që u prek nga ky sekuestrim ishte një i dënuar për trafikim narkotik.

Pasuria e paluajtshme dhe makinat ishin në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi, i arrestuar për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike” më datë 29.11.2016,  raporton top channel.

Policia ka sekuestruar një apartament 78 m2 në qytetin e Shkodrës, një ndërtesë 100m2, 53 m2 truall, 15 metra objekt dhe 3 automjete luksoze (një Ferrari me vlerë rreth 200 mijë euro, një Porsche me vlerë rreth 100 mijë euro dhe një Peugeot me vlerë 10 mijë euro).

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326