INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjen me pushime, turisti francez gjendet i pa jetë në hotelin e Krujës

Vjen me pushime, turisti francez gjendet i pa jetë në hotelin e Krujës

Publikuar më: 12:26 06-05-2018

Një turist francez është gjetur i pa jetë në një hotel në Krujë.Burimet policore bëjnë me dije se trupi pa shenja jete është gjetur nga punonjësit e hotelit,
ndërsa që prej mbrëmjes së djeshme, ai nuk kishte dalë nga dhoma e hotelit ku qendronte.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë po vijojnë hetimet përë të përcaktuar shkakun e vërtetë.

Ai është Bruno Bony 59 vjeç nga Rennes në Francë. Hoteli ku ai ndërroi jetë ndodhet pranë kalasë.

Francezi ishte pjesë e një guide turistike me 52 persona të tjerë që kishin udhëtuar në Shqipëri mbrëmjen e kaluar.

Nga të dhënat e para dyshohet se turisti ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa prokuroria e Krujës me ekspertë nga Tirana po hetojnë shkaqet e vdekjes.

Article Logic
Execution time: 0.0043737888336182