INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjen me deklarata 'bomba'! Melisa nuk përmbahet dhe hedh kunja në rrjete sociale

Vjen me deklarata 'bomba'! Melisa nuk përmbahet dhe hedh kunja në rrjete sociale

Publikuar më: 16:24 05-04-2021

Ish-konkurrentja e 'Përputhen', Melisa ka bërë një status thumbues në rrjete sociale. Statusi është një dedikim për të gjithë ata që mashtrojnë vetëm e vetëm për të ulur emrin e saj.

 

Ajo kërkon që këta njerëz, pa e saktësuar, të fokusohen te vetja e tyre, pasi ajo nuk do të merret kurrë me ta. Megjithatë, Melisa shprehet se shpesh ndjen të flasë dhe të nxjerrë fakte.

"Në disa momente dua aq shumë të flas dhe të nxjerr fakte për të përgënjeshtruar mashtrimet dhe gënjeshtrat që thoni për mua për të më ulur, por pastaj tërhiqem me veten, sepse them ‘Lëri Melisa, sepse vreri i tyre do i mbysë ndër vete’. Nuk kam pse të kthehem e të merrem me ju sa herë ju do më vini nga pas dhe të kapeni pas emrit Melisa për të krijuar një sherr mediatik vetëm si e si t’ju shtohen ato followers-a që vdiqët duke i blerë. Fokusohuni tek vetja juaj dhe tek jeta juaj, sepse e kam thënë dhe do e rithem që nga i/e pari/a që ka folur keq për mua dhe deri tek i/e fundit: Unë nuk merrem me ju asnjëherë! Me paqe dhe dashuri”, ka shkruar ajo.

Nuk dihet se kujt i referohet ky mesazh, por së fundmi në rrjet është përfolur se Melisa ka shkëputur kontratën muzikore me Bini Diez pas një sherri. Vetë ish-konkurrentja ka publikuar foto nga një studio tjetër muzikore.

 -640-0-606894e9ec48d.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941