INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjen lajmi i shumëpritur! Inter dhe Milan më në fund bien dakord për stadiumin legjendar

Vjen lajmi i shumëpritur! Inter dhe Milan më në fund bien dakord për stadiumin legjendar

Publikuar më: 22:07 09-11-2018

Inter dhe Milan janë dy ekipet që bashkëjetojnë në Milano dhe ndajnë të njëjtin stadium. “Lufta” për stadiumin është një histori e vjetër për këto dy ekipe, të cilat përveç derbit në fushën e lojës kanë edhe rivalitet jashtë saj.

Më në fund mesa duket një marrëveshje është arritur. “F.C International Milan S.p.A dhe A.C Milan S.p.A kanë komunikuar se kanë nënshkruar një memorandum që konfirmon dëshirën për të bashkëpunuar në një projekt për ndërtimin e një stadiumi modern. Dy klubet janë duke vlerësuar një sërë opsionesh, duke përfshirë rikonstruktimin e San Siro-s, dhe kanë nisur analizat e disa alternativave.” shkruan Inter në faqen zyrtare.

Tashmë na ngelet vetëm të presim për zhvillimet e reja nga një prej impianteve më të mëdha në Itali.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711