INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjedhje me dhunë në Mallakastër, policia arreston 2 autorë, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim

Vjedhje me dhunë në Mallakastër, policia arreston 2 autorë, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim

Publikuar më: 11:34 24-03-2019

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 22 Mars në fshatin Greshicë të Mallakastrës ku u vodh me dhunë një banesë.

Uniformat blu bëjnë te ditur se janë arrestuar 2 autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpuntori tjetër.

Dy ditë më parë autorët kërcënuan me armë të ftohta familjarët, ndërsa vodhën një sasi parash në banesë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhu mbrëmjen e datës 22 Mars në fshatin Greshicë të Mallakastrës ku u vodh me dhunë një banesë.

Ndalohen 2 autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë, shpallet në kërkim bashkëpuntori tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, pas marrjes së njofitmit se në një banesë në fshatin Greshicë kishin hyrë të maskuar 3 persona ku nën kërcënimin e armëve të ftohta kishin dhunuar familjarët dhe i kishin marrë një sasi lekësh, u ngrit grupi hetimor i cili bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin në kohë rekord të autorëve të dyshuar.

Pas një pune hetimore të mirëorganizuar, u bë ndalimi i shtetasve:

K.S, 21 vjeç, banues në Panahor.

A.M, 22 vjeç, banues në Panahor (të dy të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.)

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpuntorit tjetër, shtetasit M.H.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në ngarkim të këtyre tre shtetasve për veprën penale "Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim".

Article Logic
Execution time: 0.001507043838501