INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vizita e Ramës në Peshkopi shoqërohet me surpriza. Dy deputete të PDIU-së kalojnë tek PS

Vizita e Ramës në Peshkopi shoqërohet me surpriza. Dy deputete të PDIU-së kalojnë tek PS

Publikuar më: 11:44 17-06-2018

Kryeministri Edi Rama është në Peshkopi nga ku po flet për hapjen e një kapitulli të ri, për nisjen e punimeve për rrugën e Arbërit. Por për Partinë Socialiste vizita e kryeministrit Rama është shoqëruar edhe me një lajm të mirë. Dy deputete të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet kanë kaluar zyrtarisht tek Partia Socialiste. Reme Lala dhe Elena Xhina i janë bashkuar kryeministrit Edi Rama në Dibër, aty ku sot ishte njoftuar nisja e punimeve për Rrugën e Arbërit. “Unë dua të bashkohem me më të mirët, me Olta Xhaçkën dhe Lindita Nikollën. Dua të bashkohem me PS, se nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë”, tha Reme Lala. Lajmi për kalimin e një tjetër deputeteje në PS është dhënë po nga Lala e cila bëri të ditur se Elena Xhina, deputetja çame e Elbasanit, e cila ka vendosur t’i bashkohet Partisë Socialiste. Xhina zuri vendin e Bujar Muçës, pasi ky i fundit u detyrua të lërë mandatin. Në këtë mënyrë, PS ka zyrtarisht 76 deputetë. Deputetja Reme Lala e falënderoi kreun e qeverisë Edi Rama për premtim e mbajtur për Rrugën e Arbrit. “Gjithmonë zemrën peshë ke për të na e mbajtur me këto surpriza zoti Kryeministër. Kjo është rruga e ëndrrës së çdo dibrani. Gëzimi i madh sot edhe për Dibrën e Madhe, ne këtej dhe vëllezërit e motrat tona andej kufirit. Në këtë shesh ku jemi sot, në çdo fushatë të çdo partie rruga e Arbrit ka qenë kryefjala e premtimeve dhe pas çdo zgjedhjeve kryefjala e zhgënjimeve. Faleminderit Edi Rama se ma shpëtove mandatin. Bravo të qoftë se përsa i përket Dibrës, i shpëtove nderin politikës, qeverisë dhe vetes”, tha Reme Lala.

Article Logic
Execution time: 0.0069289207458496