INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vite më parë e refuzuan në ‘The Voice’, sot Enca: ‘Të përdorin dhe të hedhin në rrugë …’ [FOTO]

Vite më parë e refuzuan në ‘The Voice’, sot Enca: ‘Të përdorin dhe të hedhin në rrugë …’ [FOTO]

Publikuar më: 22:13 11-07-2018

Sot është ndër këngëtaret me te kërkuara dhe përfolura ne showbiz-in roze, por vite me pare e refuzuan ne ‘The Voice’. Të njëjtin fat mund të kenë edhe shumë vajza të tjera të cilat janë refuzuar në kompeticione të tilla muzikore dhe për ecur në hapat e këngëtares kërkojnë këshilla nga ajo. Një fanse që ka kaluar të njëtin moment ka dashur nje këshillë nga Enca, pasi ishte refuzuar nga ‘The Voice Kids’. Si rralle here Enca ka folur për këtë ekperiencë, por këtë e ka bërë për vajzat e tjera që mos humbin shpresën që një ditë do jenë këngëtare të skenës shqiptare.

“Ja një sekret: Të tilla talent show të përdorin aq sa ju duhesh dhe të hedhin në rrugë. Kështu që konsideroje vetëm si një eksperiencë ku ti mund të punosh me veten tënde dhe të mësosh gjëra të reja rreth televizionit dhe spektaklit dhe kaq. Vazhdo puno, stërvit zërin tënd dhe nëse brenda teje ti e di që muzika është qëllimi yt, gjej mundësira të ndryshme pjesëmarrjeje në evente, puno fort dhe puno në studio… nëse është e shkruar për t’u bërë, do të bëhet!”, – vazhdon Enca. Shumë dashuri për ty zemër e vogël & mos harro që mua më refuzuan në x fazë dhe në një x talent show para disa vitesh, por tani jam një ikonë popi në këtë vend! Dhe nëse unë e bëra, edhe ti mund ta bësh!”, – përfundon këngëtarja e shumë HIT-eve.

645b10ec-7759-4c5b-a4e7-5a385d92415a.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033679008483887