INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vitamina D dhe K,dy 'shoqet e ngushta' që nuk funksionojnë dot pa njëra-tjetrën

Vitamina D dhe K,dy 'shoqet e ngushta' që nuk funksionojnë dot pa njëra-tjetrën

Publikuar më: 13:16 06-02-2019

Deficienca e vitaminës D mund të sjellë probleme tek kockat.

Vitamina K gjendet tek perimet e gjelbra, perimet e fermentuara, e verdha e vezës, mëlçia dhe djathi. Është e rëndësishme për procesin e koagulimit të gjakut dhe ndihmon mbledhjen e kalciumit në kocka dhe dhëmbë.

Pra të dyja vitaminat kanë rol esencial në përthithjen e kalciumit. Ata punojnë si skuadër. Puna e vitaminës D, ndahet në dy pjesë:

Përmirësimi i absorbimit të kalciumit. VitaminaD rrit absorbimin e kalciumit nga ushqimi që ne hamë.

Merr kalciumin nga kockat. Kur nuk marrim mjaftueshëm calcium me ushqim, vitamin D shfrytëzon kalciumin duke e marrë atë nga kockat.

Pra në kohën kur trupi nuk merr calcium me ushqim, trupi jonë përdor kalciumin e kockave (kjo sjell pastaj osteoporozë me kalimin e kohës).

Por vitamina D nuk ka kontroll të plotë mbi kalciumin. Këtu i vjen në ndihmë vitamin K. Ajo e rregullon kalciumin në trup.

Kalcifikimi i enëve të gjakut është i lidhur me zhvillimin e sëmundjeve kronike si problemet me veshkën dhe zemrën.

Pavarësisht provave shkencore, duket se ka ende pjesë që mungojnë nga kjo tablo. Në anën tjetër, nuk ka prova që thonë se sasia e moderuar e vitaminës D është e dëmshme nëse nuk merret bashkë me vitaminën K./cna.al 

Article Logic
Execution time: 0.0031619071960449