INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Virusi i “Nilit Perëndimor”, Vasili: Shqiptarët janë në rrezik, por qeveria ka vdekur!

Virusi i “Nilit Perëndimor”, Vasili: Shqiptarët janë në rrezik, por qeveria ka vdekur!

Publikuar më: 10:13 17-08-2018

Kreu i Grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili jep alarmin për rrezikun e madh që i kanoset qytetarëve shqiptarë nga virusi i Nilit Perëndimor. Kjo sëmundja që ka shkaktuar të vdekur në vendet fqinje si në Greqi, e Kosovë, rrezikon edhe shqiptarët. Por Vasili thotë se ndërkohë që e gjithë Europa është në alert, në Shqipëri nuk flitet fare për sëmundjen dhe se askush nuk ka marr mundimin që të këshillojë apo informojë qytetarët pasi shteti është me pushime. 

Petrit i Vasili
Ethet e Nilit perendimor emergjence mjeksore per qytetaret,por qeveria ka vdekur !!!
Ethet e Nilit Perendimor jane nje emergjence e shendetit publik per shkak te rrezikshmerise se tyre serioze per shendetin.
Prej Etheve te Nilit ka pasur mjaft raste Europe, por edhe ne Ballkan ku nuk kane munguar edhe vdekjet si ne Greqi,Rumani,Kosove, Serbi etj. Vetem ne Shqiperi askush nga shteti nuk flet. Shteti eshte me pushime!!!!
Qytetareve nuk ka kush i keshillon e informon per shenjat e semundjes si dhe se si dhe ku mund ta marrin ndihmen e vecante shendetesore per kete problematike mjeksore te rende.
E gjithe Europa eshte ne alert.
Qendra Europiane e Kontrollit te Semundjeve terheq vemendjen qe rastet jane me te shumta se nje vit me pare.
Semundja transmetohet nga Mushkonjat dhe gjendja e perhapjes se tyre ne Shqiperi dihet qe eshte e rende dhe dezinsektimi i filluar me zhurme e buje nga qeveria u tret dhe u zhduk se koncesionet zhduken cdo gje te nevojshme ne shendetesi.
Qytetaret jane te rrezikuar dhe pambrojtur nga shteti i tyre.
Shteti qe flet e flet pa u lodhur kur duhet te grabise token e Teatrit Kombetar,bile pati idioter qeveritare e bashkiake, qe folen edhe gjoja per semundjet e supozuara atje,per Epidemine qe merr jete njerezish s’thote dot asnje fjale.
Shqiptareve tu rroje mjekra e kryeministrit pa taksiratet duhet ti heqin vete.
Presim edhe ne kete rast videon psikopatike te radhes te shkollepakut dhe shpjegimin e trashe te tij se keshtu ndodh edhe ne vende te tjera…!!!

Article Logic
Execution time: 0.0021660327911377