INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Virgjërinë e humba kur më përdhunoi futbollisti i...”: Aktorja e famshme italiane bën rrëfimin rrënqethës  [FOTO]

“Virgjërinë e humba kur më përdhunoi futbollisti i...”: Aktorja e famshme italiane bën rrëfimin rrënqethës [FOTO]

Publikuar më: 09:33 04-05-2018

Sot është 90 vjeç dhe ka rrëfyer një peng të së shkuarës që i përket moshës 18 vjeç.

Lajmi ka bërë bujë dhe është publikuar në të përditshmen italiane “Libero’. Bëhet fjalë për aktoren ikonë, italiane, Gina Lollobrigida e cila ka pranuar me kohë që ka pas një ftesë për një festë të organizuar nga futbollisti, por kishte mbetur e habitur kur nuk kishte parë askënd tjetër, veç ish-të dashurit të saj, që e kishte siguruar se të tjerët do të vinin shumë shpejt.

Ndërkohë, ai i kishte ofruar për të pirë dhe më pas nuk mban mend çfarë ka ndodhur, vetëm se kur ishte zgjuar e kishte parë veten tërësisht të zhveshur.

“Turpin e kam mbajtur përbrenda, edhe pse kishte një peshë të rëndë. Ndihesha e shkatërruar, por shumë shpejt do të martohesha me burrin tim për të kaluar traumën, e jo se isha e dashuruar vërtet me të. Isha e hutuar për disa ditë me radhë. Pak nga pak nisa të kuptoja se atë natë isha dhunuar seksualisht. Ishte një vendim që doja ta injoroja e të mos e besoja. Doja ta harroja më mirë për të ecur përpara. Me atë humba virgjërinë”.

Gina-Lollobrigida-classic-actresses-39857294-314-500.jpg

 foto_695808_544x336.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036308765411377