Më 14 Mars është mbajtur koncerti i Malumas në Tiranë dhe fansat të shumtë ishin mbledhur në Sheshin Nënë Tereza për të ndjekur nga afër performancën e yllit latin.
Por përveç të rinjve apo fansave të zjarrtë të këngëtarit të njohur, të shumtë kanë qenë edhe VIP-at shqiptarë që kanë shkuar për të ndjekur koncertin e tij.
Figurat e njohura të showbizit shqiptar që kanë qenë të pranishëm në koncert, kanë ndarë video në rrjetet e tyre sociale ashtu si fansat e tjerët të Malumas që ndoqën nga afër koncertin.