INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VIP-at shqiptarë që janë bërë pjesë e skandaleve në lidhje me drejtësinë

VIP-at shqiptarë që janë bërë pjesë e skandaleve në lidhje me drejtësinë

Publikuar më: 16:41 09-10-2018

Artistët shqiptarë nuk u kanë shpëtuar prangave, pavarësisht imazhit të tyre. Ndërsa shumë prej nesh kujton incidentet e fundit me të famshmit shqiptarë, ndër vite ata janë bërë objekt skandalesh dhe të implikuar në precedentë kriminalë.

Viktor Zhusti
Aktori i njohur Viktor Zhusti u arrestua në janar të 1998-s nga policia pasi u kap me 11 kilogramë heroinë. Për këtë vepër aktori u dënuar me 18 vite burg nga Gjykata Greke.

Viktor_Zhusti.jpg

 


Erion Korini
Në vitin 2010 këngëtari Erion Korini është arrestuar me akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes dhe plagosjes së të fejuarës së tij. Mediat asokohe shkruanin se 24-vjeçarja kishte tentuar të hidhej nga kati i katërt i një pallati pasi dhunohej nga i fejuari i saj artist.

Erion_Korini.jpg

 

 


Leonard Bombaj
Leonard Bombaj në vitin 2011 u akuzua nga Ajsi Xhaxhaj 15 vjeçe në atë kohë, nxënëse e tij, për akuzën e ngacmim seksual.

leonard_bombaj.jpg

 

 


Getoar Selimi
Në vitin 2015 Getoar Selimi u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor (hyrje me të kuqe në semafor), por shoqërimi i tij në ambientet e komisariatit të policisë ka ardhur si shkak edhe i mosbindjes së urdhrit të policisë për të ndaluar.

Getoar_Selimi.jpg

 


Kozeta Kurti
Në vitin 2015 u ndalua në Bergamo pasi dyshohej se kishte vjedhur produkte kozmetike në një supermarket në vlerën 400 euro. Por gazetarja më pas e përgënjeshtroi lajmin.

Kozeta_Kurti.jpg

 


Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi
Konflikti i nisur në reality show-un ‘Vip Shpija’ në Kosovë do të degradonte në përplasje e dhunë fizike disa muaj më vonë në Tiranë. Rozana do ta akuzonte Rezarta Shkurtën se sëbashku me bashkëshortin kishin ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe pas një procesi të gjatë gjyqësorë, Gjykata e shpalli jo fajtore Rezarta Shkurtën ndaj akuzave të Rozana Radi-it pavërisht se Prokuroria kërkoi 82 orë punë të detyruar.

Rezarta_Shkurta_dhe_Rozana_Radi.jpg

 


Arkimend Lushaj, Stresi
Stresi është ndaluar disa herë nga policia për armëmbajtje pa leje dhe konfrontim me policinë. Ndërsa në vitin 2015 u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Stresi.jpg

 

 

Ylber Abdullahu, Cozman
Në vitin 2016 Cozman u arrestua pas përleshjes së armatosur me reperat në Kosovë.

Cozman.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0030210018157959