INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vin Veli: Blejnë miliona klikime, në klube kanë 10 veta [VIDEO]

Vin Veli: Blejnë miliona klikime, në klube kanë 10 veta [VIDEO]

Publikuar më: 15:00 04-03-2018

Në programin “Një kat më lart” të moderatorit Ermal Peçi ishte i ftuar dj Vin Veli. Vetem disa javë më parë ai ka publikuar këngën e tij më të re, duke synuar kështu edhe tregun ndërkombëtar. Në kohen e mediave online dhe rëndësisë që i jepën klikimeve, Ermali e pyet se sa i varur është prej tyre.

LAJMI_2_BRENDA.jpg

 

“Ti mendon se i kanë të vërteta? Kur hapet trendi të gjithë bëhen njësoj. Nëse një artist ble 20 milion, tjetri do blej më shumë. Në fillim nisi me 1 milion, tani akoma më shumë”- tha Vini.

Duke punuar fundjavave në disa nga klubet e Tiranes, Ermali e pyet nëse ka ndodhur që të ketë pasur këngëtare të ftuar që kanë miliona klikime por jo kaq fansa të vërtetë.

“Po ka ndodhur, me disa repera. Në klub kur kanë ardhur kishte 10 veta, ka ndodhur” – tregoi Vini por nuk dëshiron të përmend emra konkretë.

Ndiqni intervistën e plotë të Vin Velit në “Një kat më lart”.

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438