INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Vila në bregdet dhe shtëpi në Tiranë”, shkarkohet  gjyqtari i Durrësit [EMRI]

“Vila në bregdet dhe shtëpi në Tiranë”, shkarkohet gjyqtari i Durrësit [EMRI]

Publikuar më: 11:49 27-02-2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Gjykatës së Apelit Civil në Durrës Petrit Çeno.

Nga hetimet e KPK-së, rezulton se gjyqtari Çeno ka fshehur pasurinë. Sipas ILDKPKI, Çeno nuk ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë.

Në deklaratën e vettingut gjyqtari ka deklaruar një apartament 98 m2 dhe garazh 22m2, automjet me vlerë 18.500 mijë euro, 148 m2 apartament në Kavajë, 3 mijë metra 2 ullishte në Shkallnur dhe një tjetër me sipërfaqe 2775 m2, dy apartamente në Tiranë me sipërfaqe 144 m2 dhe 79m2.

KPK tha se gjyqtari ka mospërputhje me kohën e deklaruar, mospërputhje dokumentacioni për të dyja ullishtet, problem me dokumentacionit që disponojnë institucionet, mospërputhje me vendbanimin pasi bashkëshortja dhe ai figurojnë në adresa të ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035037994384766