INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijon rrjedhja në LSI, një tjetër kandidate gati të marr mandatin

Vijon rrjedhja në LSI, një tjetër kandidate gati të marr mandatin

Publikuar më: 15:28 19-03-2019

Vazhdojnë rrjedhjet në radhët e LSI-së. Dy emra të tjerë kanë pranuar që të bëhen pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Enada Koçiraj, kandidatja e tretë në listën e Vlorës, do të zëvendësojë ish- deputetin Shezai Rrokaj.

Ditën e sotme ajo ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Koçiraj është kryetare e LRI-së në Vlorë.

Po ashtu edhe Nimet Musai tërhiqet nga mandati si kryetar i grupit këshilltar të LSI në Bashkinë e Fierit, për të pranuar mandatin e deputetit.

Deri më tani nga radhët e LSI-së janë 10 persona, që pritet të plotësojnë vendet vakante në Kuvendin e Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034060478210449