INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Vijon lufta ndaj informalitetit. Zbulohet depozita me 76 mijë kilogram “kafe e pjekur”, gjobitet biznesi

Vijon lufta ndaj informalitetit. Zbulohet depozita me 76 mijë kilogram “kafe e pjekur”, gjobitet biznesi

Publikuar më: 10:29 17-08-2019

Vijon ende lufta ndaj informalitetit. Në kuadër të këtij operacioni, i cili po zhvillohet në të gjithë vendin, në Vorë zbulohet depozita me mall të fshehur në sasinë 76 mijë kilogram “kafe e pjekur”.

Detyrimi i munguar i akcizës është rreth 4.6 milionë lekë dhe krahas kësaj shume, subjektit që kishte në pronësi kafen pa akcizë është gjobitur me 13.8 milionë lekë, duke e çuar në total detyrimin që duhet të paguajë subjekti në vlerën e 18.4 milionë euro ose thënë ndryshe 150 mijë euro.

Në këtë inspektim në zonën e Vorës ka qenë e pranishme edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjokuta.

Ndërkohë në lidhje me këtë shkelje ka reaguar edhe kryeministri Rama duke thënë se \" Lufta kundër abuzuesve vazhdon pa pushim dhe do të shtrihet në çdo magazinë doganore, për të gjitha produktet e “rënda” të akcizës\".

Zbulimi i evazionit fiskal në Vorë ka ardhur në saj të aksionit që po ndërmerret në të gjithë vendin tonë për të goditur informalitetin, duke filluar nga plazhet dhe lirimi i zonave publike e deri tek hotelet e komplekset me të famshme të vendit.