INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vidhet Banka Kombëtare Tregtare në Vlorë. Ngjarja e përsëritur...[FOTO]

Vidhet Banka Kombëtare Tregtare në Vlorë. Ngjarja e përsëritur...[FOTO]

Publikuar më: 14:46 11-07-2016

Në mes të ditës sërisht në vëmendje të hajdutëve të sofistikuar ka qënë një tjetër bankë. Këtë herë në qëndër të Vlorës, pre e grabitjes ka rënë Banka Kombëtare Tregtare pranë sheshit të Flamurit.
Nga të dhënat e para mësohet se paratë e bankës janë grabitur nga persona të maskuar si ushtrakë dhe të armatosur.
Ata kanë hyrë me dhunë dhe mendohet se në kohë rekord kanë rrëmbyer dy thasë me para, po vlera e tyre ende nuk është bërë publike. Deri më tani nuk ka asnjë informacion për autorët e grabitjes dhe policia është vënë në kërkim të tyre.


Kjo bankë është vjedhur edhe rreth 4 vjet më parë madje pati dhe plagosje të personelit, konkretisht të rojes. E në këtë rast është e qartë se siguria në banka lë shumë për të dëshiruar. E ky i sotmi është një rast konkret, pasi në pak kohë e njëjta bankë të grabitet dy herë është e pafalëshme. Ky akt ka vetëm një emër papërgjegjshmëri!

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045