INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Videot me teknikën ''Deepfake'' po bëhen më të lehta për tu krijuar, shqetësohen ekspertët...

Videot me teknikën ''Deepfake'' po bëhen më të lehta për tu krijuar, shqetësohen ekspertët...

Publikuar më: 11:53 27-05-2019

Kohët e fundit po bëhet virale një teknikë e quajtur deepfake, nëpërmjet së cilës krijon video dhe audio të rreme me inteligjencën artificiale.

Për të krijuar një “deepfake” zakonisht duhet një person real që flet dhe një person të cilin do ta modifikosh. Sa më i madh të jetë seti i fotove, videove dhe audiove, aq më e saktë do të jetë “deepfake.” Ekspertët kanë gjetur një metodë për të krijuar një deepfake me pak të dhëna, vetëm me një foto dhe rezultatet janë surprizuese. 

deepfakee.jpg

Kjo arritje e tyre u bë e mundur duke luajtur me forma të ndryshme të fytyrës, syve, gojës e shumë tipareve të tjera. Ata kanë krijuar deepfake me fytyrat e personazheve historike si Mona Liza, Albert Einstein dhe Marilyn Monroe.

 

Deri tani ekspertët shprehen se shumicën e deepfake, është e lehtë që ti dallosh që nuk janë video origjinale. Ama pavarësisht disa problemeve të vogla, videot dhe audiot e rreme po bëhen gjithmonë e më shumë reale.

E gjithë kjo ka filluar ti shqetësojë ata, pasi teknika deepfake mund të filloj të përdoret në formë propagande, apo për ti nxjerrë njerëzit në situata të pahijshme si në një video pornografike.

Mjafton vetëm të kërkosh në faqet e internetit dhe nga kjo teknikë njerëzit kanë krijuar video ku flasin presidentët e Amerikës si Obama dhe Trump, si dhe presidenti i Rusisë, Puttin. E pavarësisht se në video është sqaruar teknika e përdorur, reagimet e audiencës kanë qenë të shumta, duke e cilësuar këtë teknikë si të ''çmendur''.

video_e_frikshme.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035231113433838