INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Videoskandali rrëzon qeverinë në Austri! Kancelari Kurtz thërret zgjedhje të parakohshme

Videoskandali rrëzon qeverinë në Austri! Kancelari Kurtz thërret zgjedhje të parakohshme

Publikuar më: 22:28 18-05-2019

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurtz ka deklaruar këtë të shtunë se vendi do t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme sa më shpejtë që është e mundur. Kjo vjen pas dorëheqjes së zv.kancelarit Heinz-Christian Strache, i cili u përfshi në një skandal korrupsioni me rusët.

“Mjaft është mjaft” tha Kurtz sot gjatë konferencës për media, duke shtuar se ai nuk do të këmbëngulë që partia e zv.kancelarit të qëndrojë në koalicion, për shkak se ata ishin përfshirë disa herë në skandale të ndryshme.

Sipas dy mediave prestigjioze gjermane, në korrikun e vitit 2017, Heinz-Christian Strache, që është kryetar i partisë së djathtë populliste të Austrisë, FPO, dhe kolegu i tij partiak Johann Gudenus, gjatë takimit në Ibiza me rusen i kishin premtuar asaj tenderë, nëse do të financonte fushatën e tyre.

Sipas përgjimeve, që kanë siguruar revista “Der Spiegel” e Hamburgut dhe e përditshmja “Süddeutsche Zeitung” e Münchenit, thuhet se qytetarja ruse, u kishte thënë dy politikanëve se do të investonte një çerek miliardë euro në Austri. Lideri i partisë së ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë, përmes konferencës për media shtoi se deri sa të mbahen zgjedhjet, ata do ta japin emrin për zv.kancelar, në mënyrë që të mos krijohet krizë politike.

Article Logic
Execution time: 0.0030629634857178