INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Videoja që po thyen rrjetin  Lojtari arrestohet në fushë për…

Videoja që po thyen rrjetin Lojtari arrestohet në fushë për…

Publikuar më: 21:42 18-08-2018

Arrestime në fushë, fatkeqësisht, janë parë shumë. Mjafton të mendosh për imazhet e trishtueshme të makinave të policisë buzë fushës me rastin e skandalit të basteve në 1980-ën, në Itali. Por lista e precedentëve është shumë më e gjatë. Në Amerikën e Jugut, për shembull, mundësia për të parë të shfaqen prangat gjatë ndeshjeve nuk është aq e rrallë sa mund të mendohet.

Megjithatë, ajo që ka ndodhur në Peru është me të vërtetë e pabesueshme, edhe për shkak të akuzës që i është bërë futbollisti të prangosur nga policia. Vjedhje identiteti në dëm të një kolegu. Një histori që, sipas “El Grafico”, vazhdonte prej më shumë se dy vitesh dhe që është mbyllur gjatë një ndeshjeje të luajtur në Kupën e Perusë. Policia, në fakt, ka ndalur ndeshjen për të verifikuar identitetin e futbollistit të ekipit mik, César Augusto Vásquez Montalvo.

Pas verifikimeve është zbuluar se lojtari nuk ishte ai që pretendonte se ishte, por Jose Anthony Larraín Contreras. Një vjedhje identiteti e vërtetë, e rënduar nga vazhdimësia e shkeljes në kohë, me fanellën e skuadrave të ndryshme gjatë dy viteve. E pamundur për forcat e rendit peruane të mos e merrnin në pranga futbollistin. Në atë pikë, ndoshta për shkak se kanë kuptuar se bëhej fjalë për një shkelje sportive ose për të mbështetur shokun e skuadrës, Union Kimbri, që po humbte 2-0, ka vendosur të braktisë fushën, duke i dhuruar kështu automatikisht kualifikimin ekpit të Sport Huanta.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273