INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Videoja e vogëlushit në Zvicër që po çmend rrjetin duke na bërë krenar! 'Unë jam shqiptar, jo zvicerian... [VIDEO]

Videoja e vogëlushit në Zvicër që po çmend rrjetin duke na bërë krenar! 'Unë jam shqiptar, jo zvicerian... [VIDEO]

Publikuar më: 10:53 12-07-2019

Videoja që po bën xhiron e rrjetit të një vogëlushi shqiptar të lindur në Zvicër së bashku me babain e tij.

Ata shihen shumë të lumtur së bashku në makinë, por kur babai i tij e pyet nëse është nga Zvicra vogëlushi refuzon të quhet zviceran dhe këmbëngul se është shqiptar.

Siç mund ta shikoni edhe në videon e mëposhtme, ai këmbëngul teksa thotë:

"Unë jam Shqiptar se kam lindë në Kosovë. Po ti çfarë je?"- e ka pyetur babai vogëlushin.

“Unë jam shqiptar, por kam lindur në Zvicër”.- shprehet vogëlushi.

“Po ti qenke zviceran atëherë”- i thotë babi i tij për të parë reagimin e fëmijës së tij.

“Jo”- ia kthen vogëlushi me bindje shumë të madhe Brenda vetes dhe duke u ndjerë krenar që është Shqiptar.

“Kur lind dikush në Kosovë është shqiptar ose kosovar”- i thotë babai i tij.

“Jo, jam shqiptar”- vazhdon vogëlushi me këmbëngulje duke u shprehur se do më shumë Kosovën sesa Zvicrën, madje duke na bërë edhe akoma më shumë krenar për të sepse e ka përmbyllur këtë video duke bërë edhe shqiponjën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040929317474365