INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Videoja e seksit të Kim ‘tërboi’ rrjetin, por shihni si ka reaguar Kanye [VIDEO]

Videoja e seksit të Kim ‘tërboi’ rrjetin, por shihni si ka reaguar Kanye [VIDEO]

Publikuar më: 18:25 31-10-2018

Vite më parë, videoja e seksit të Kim Kardashian do të ishte një prej skandaleve më të mëdha të showbizz-it çka do të sillte më pas dhe një prej sukseseve më të mëdha televizive ”Keeping up with the Kardashians”.

Ndërkohë që videoja u bë virale, nuk kemi ditur kurrë asgjë mbi reagimin e Kim ndaj saj.

Së fundmi në një intervistë për “The Messy Truth”, Kim Kardashian foli hapur për mbështetjen e palëkundur ndaj bashkëshortit të saj.

“Ai e vendosi veten kundër botës për mua, kur të gjithë i thoshin: ‘Nuk mund të lidhesh me një vajzë që ka dalë në video seks. Nuk mund të lidhesh me një vajzë “reality-show”. Do të shkatërrojë karrierën’.

Të gjithë i thanë këto. Dhe ai më thoshte mua, ‘Nuk do të më tregosh se çfarë të bëj. Do të të tregoj se gjithçka është në rregull’”, tha Kim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034120082855225