INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Video-skandali në Shkup, e përfshirë prokurorja speciale. “Dalin nga shtëpia me një valixhe me para”

Video-skandali në Shkup, e përfshirë prokurorja speciale. “Dalin nga shtëpia me një valixhe me para”

Publikuar më: 14:52 08-08-2019

Pas skandalit në Maqedoninë e Veriut ku u përfshinë prokurorja speciale Katica Janeva dhe disa biznesmenë, kanë dale në dritë pamjet dhe përgjime.

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar një video ku shihet se si të akuzuarit, tashmë të arrestuar për rastin “Reket”, Bojan Jovanovski i njohur me pseudonimin Boki 13 dhe Zoran Milevski dalin nga shtëpia e biznesmenit Orce Kamçev me një valixhe plot me para.

Në kamerat e vendosura brenda shtëpisë, duket qartë se paratë janë marrë nga Boki 13 pasi i premtoi biznesmenit Kamcev, për të ndërhyrë në prokurorinë speciale saktësisht te prokurorja Katica Janeva për të mbyllur çështjen penale të njohur si “perandoria” dhe për të liruar biznesmenin Orcev nga paraburgimi.

Në pjesën e parë të videos është filmuar numërimi i parave, ndërsa në pjesën e dytë nga kamerat e sigurisë shihen të dy personat të cilën shantazhonin shumë biznesmenë më Shkup në këmbim të parave.

Korrupsioni dhe shantazhet në Maqedoninë e Veriut përfshinë në një skandal të përmasave të mëdha krerët e gjyqësorit, si dhe disa politikanë e biznesmenë.

Article Logic
Execution time: 0.0037071704864502