INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Video romantike që u bë virale tronditi internetin me fundin e saj [VIDEO]

Video romantike që u bë virale tronditi internetin me fundin e saj [VIDEO]

Publikuar më: 17:35 06-12-2016

Ndërkohë që viti shkollor po mbaron, një student e gjen veten duke filluar një marrëdhënie të papritur.

Plotësisht i mërzitur, siç dikush mund të ndjehet rëndom në biblotekën e shkollës bën veprimin më të pritshëm, shkruan në tavolinë se është i mërzitur. Por aty dikush i kthen përgjigje dhe fillon një bisedë e vërtetë, si ato që bëheshin dikur përpara se të ekzistonin smartphone-at, rrjetet sociale dhe aplikacionet. Ata shkruajnë çdo ditë dhe pikërisht kur Evani e pyet vajzën misterioze se kush është, bibloteka mbyllet për gjithë verën pasi viti shkollor mbaron. Në palestrën e shkollës ku të gjithë studentët po ndahen, ai i lë një shënim një vajze në librin e kujtimeve. Shoqja e saj në krah e njeh shkrimin dhe zbulon identitetin e saj si vajza misterioze. Dy të rinjtë lumturohen që më në fund gjetën njëri-tjetrin, por ja që nuk ishte e shkruar që të ndodhte. Një student tjetër futet në sallë me armë në dorë dhe aty përfundon historia romantike pa filluar ende mirë. Pasi ndërkohë që ne ishim shumë të zënë me Evanin dhe vajzën misterioze, tragjedia po bëhej gati të ndodhte dhe injoruam të gjithë shenjat. Mos bënë të njëjtën gjë, shihini shenjat në video dhe në jetën e vërtetë. Çdo tragjedi mund të parandalohet, gjithçka varet nga sa të vëmendshëm jemi ne.

Article Logic
Execution time: 0.0043230056762695