INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Victoria feston ditëlindjen me familjen, kush mungon?

Victoria feston ditëlindjen me familjen, kush mungon?

Publikuar më: 13:56 17-04-2016

Të shtunën e kaluar , Viktoria ka festuar 42 vjetorin e lindjes me të gjithë familjen e saj, por pa 17 vjeçarin Brooklyn.

Çifti Beckham me fëmijët, Romeo 13 vjeç, Cruz 11 vjeç dhe Harper 4 vjeç, darkuan në një restorant kinez në Malibu. Ata i kishin dhënë leje djalit të tyre Brooklyn të merrte pjesë në festivalin muzikor, Coachella edhe pse do darkonin familjarisht.

Ish anëtarja e Spice Girl, dukej mjaft e bukur në të zeza, flokët të kapura bisht dhe me syze dielli. Bashkëshorti i saj David mbante një këmishë me mëngë të kthyera ku i dilnin në pah tatuazhet. Princesha e tyre e vogël nuk i ndahej ish futbollistit 40 vjeçar.

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107