Përgjatë dy dekadave që e kanë parë të ngrihet nga hija në lartësinë e një superylli, çdo zgjedhje në jetë e Victoria Beckham është monitoruar dhe dokumentuar me kujdes.
Por edhe një personazh që ka vite në majat më të larta të sukessit si ajo, ka pasiguri dhe pendesa për zgjedhjet e saj në të kaluarën. Dhe kur kjo pendesë vjen mbi pamjen e saj estetike, të cilën e ka pasur gjithmonë aq perfekte sa është kthyer në një ikonë të vërtetë, atëherë i duhet vënë veshi me kujdes. Zgjedhja të cilën deklaron se nuk do ta ribënte është zmadhimi i gjoksit me kirurgji plastike, një veprim që është përfolur gjerësisht nga mediat në të kaluarën. Në një letër që i ka shkruar “vetes së saj më të re” në revistën British Vogue, Posh Spice rrëfen gjithë zhgënjimin e saj: “Duhet të të them, mos u ngatërro me gjoksin tënd”. Victoria pranon se kjo ishte një pasiguri adoleshence ndërsa sot i duket një gabim i madh. Por në rast se versioni më i ri i 42 vjeçares nuk do të mund t’ia vërë veshin, ndoshta mund ta bëjnë të gjithë vajzat e tjera aty jashtë.
 
							 
							 
							 
							 
					![Victoria Beckham pendohet për operacionin e saj plastik, u jep këtë këshillë vajzave [FOTO] Victoria Beckham pendohet për operacionin e saj plastik, u jep këtë këshillë vajzave [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/136ab02dcb559b30738f3979c850b5be_L.jpg?t=-62169988760) 
											

 
  
  
  
  
																 
																 
																 
																







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





