INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veza që i ka shpallur 'luftë ' Kylie Jenner po pushton rrjetin! Është kaq afër të thyejë rekordin e miljarderes më të re në botë dhe ju mund t'a ndihmoni kështu [FOTO]

Veza që i ka shpallur 'luftë ' Kylie Jenner po pushton rrjetin! Është kaq afër të thyejë rekordin e miljarderes më të re në botë dhe ju mund t'a ndihmoni kështu [FOTO]

Publikuar më: 00:15 14-01-2019

Duket se një vezë ka marrë misionin e çuditshëm dhe mjaft qesharak të thyejë rekordin e fotos më të pëlqyer të miljarderes më të re në botë Kylie Jenner. 

Nuk dihet se kush e ka nisur këtë faqe në Instagram e cila përmban vetëm një foto të një veze, por misioni i saj është i qartë të sfidojë Kylie Jenner. 

Miljarderja ka arritur rekord botëror me foton më të pëlqyer e cila ka arritur shifrat e 18 milion pëlqimeve dhe sado qesharak të duket misioni i kësaj veze "anonime" ka arritur të marrë një mbështetje të gjerë nga përdoruesit e Instagram të cilët po e çojnë akoma dhe më afër thyerjes së rekordit. 

Fotoja deri më tani rezulton me 15 milion pëlqime dhe duket se shumë shpejt jo vetëm që do të thyejë rekordin e Kylie Jenner, por mund të vendosi dhe një rekord të pathyeshëm ndonjëherë. 

 

Article Logic
Execution time: 0.003931999206543