INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu “vë” në provë socialistët. Tahiri kundër Ramës dhe Ahmetaj

Vettingu “vë” në provë socialistët. Tahiri kundër Ramës dhe Ahmetaj

Publikuar më: 16:09 26-09-2017

Saimir Tahiri del kundër kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të financave Arben Ahmetaj. Përplasja ishte publike, dhe ka qenë pikërisht çështja e institucioneve të Vettingut ajo që solli reagimin kundër të ish ministrit, deputeti Tahiri. Debati është zhvilluar në mbledhjen e grupit kuvendor, ndërsa Saimir Tahiri nuk nguroi të shfaqë argumentimin e tij kundër uljes së numrit të anëtarëve të institucioneve të Vetingut por edhe sa i përket burimeve financiare.
Saimir Tahiri:
“Ne e bashkëndajmë faturën nëse nuk e bëjnë detyrën e të vijnë pas një viti të na thonë nuk e bëmë dot. Në qoftë se fatura sot është e diskutueshme fatura që kanë paguar shqiptarët. Këtu nuk duhet të kursejmë”.
Ky qëndrim ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë, i cili në argumentimin e tij nuk mund të linte pa përmendur tepsinë, ndërsa Ahmetaj kishte një tjetër shpjegim.
Edi Rama:
“Asnjë institucion mos të bjerë në formën e tepsisë, për të akomoduar njerëz”.
Arben Ahmetaj:
“Ne i kemi dhënë mbështetje maksimale asaj strukture”.
Saimir Tahiri:
“Këto janë trupa të pazakonta dhe duhet ti përgjigjemi me mjete të pazakonshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0034871101379395