INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëm një postim kaq i ëmbël mjaftoi dhe tani nuk ndalojmë dot së menduari për romancën mes Flori Mumajesit dhe Kejsi Tolës [FOTO]

Vetëm një postim kaq i ëmbël mjaftoi dhe tani nuk ndalojmë dot së menduari për romancën mes Flori Mumajesit dhe Kejsi Tolës [FOTO]

Publikuar më: 19:56 12-04-2019

Flori Mumajesi dhe Kejsi tola janë kthyer ndër dyshet më të komentuara dhe të aluduara për një romancë të mundshme që prej vitit të kaluar.

Mesa duket këtë gjë flori përpiqet "ta përdorë" sa mundet, për të rindezur sërish thashethemet apo për të luajtur me ndjekësit e tij dhe me titujt rozë.

Ditën e sotme ai përshëndeti ndjekësit e tij në Insta Story me këngën e Kejsit, “Më ke mua”, me të cilën ajo konkurroi në festivalin “Kënga Magjike”.

Fillimisht luhet hiti i tij “Plas”, ndërsa Flori dëgjohet të thotë: “Okej, kënga e dytë” dhe nis pikërisht ajo e Kejsi Tolës.

Postimin ai e ka shoqëruar me emoji-n e syve zemra, ndërsa është etiketuar edhe këngëtarja.

grethb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221