INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëm kur është në Shqipëri! Keisi Lushaj mezi i pret të hënat dhe paska një arsye të mirë për këtë! [FOTO]

Vetëm kur është në Shqipëri! Keisi Lushaj mezi i pret të hënat dhe paska një arsye të mirë për këtë! [FOTO]

Publikuar më: 17:42 03-06-2019

Thuajse të gjithë ne i urrejmë të hënat kryesisht sepse ato na kujtojnë javën e gjatë që na pret përpara derisa të vijë fundjava sërish.

E megjithatë ky nuk është rasti për të partneret e Stresit, Keisi Lushaj.

Ndryshe nga ne, Keisi i pret me padurim të hënat për të takuar partnerin e saj.

“Të hënat janë ditët të cilat mezi i pres”, shkroi ajo sot në Instagram në një foto të bërë në mëngjes ku shfaqet e shtrirë, por gati për të dalë.

Dhe të hënat e saj paskan një kuptim të madh, pasi në një foto të dytë Keisi tregoi se po shkon të takojë bashkëshortin në burgun e Fushë-Krujës.

Zakonisht në burgje nuk lejohen vizitat në fundjavë ndaj e hëna është dita që Keisi pret me padurim!

Ajo ka disa javë që ndodhet në Shqipëri pasi udhëtoi posaçërisht për të takuar bashkëshortin e saj.

Partneria e Stresit, erdhi për t’u çmallur me të, pasi reperi ndodhet në burg prej tetorit të vitit të kaluar pas akuzave për pjesëmarrje në një grup kriminal.

w5nrt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039210319519043