INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Verë me reshje, lajm i mirë nga KESH: Prurje mbi nivelet historike, mbulojmë nevojat tona për energji

Verë me reshje, lajm i mirë nga KESH: Prurje mbi nivelet historike, mbulojmë nevojat tona për energji

Publikuar më: 13:46 21-08-2018

Reshjet e shiut që ranë këtë sezon veror kanë favorizuar situatën hidrike në vend.

Sipas një njoftimi nga KESH dhe OSHEE mësohet se liqeni i Fierzës është në nivelin e 286.4 metra, 7 metra më i lartë se niveli mesatar i shfrytëzimit shumëvjeçar përmuajin Gusht.

Prurjet rezultojnë rreth 70 m3/sek, ndërkohë që prurjet mesatare shumëvjeçare për muajin Gusht rezultojnë 46 m3/sek.

Njësoj si për 7 muajt e parë të vitit 2018, edhe gjatë muajit Gusht 2018, KESH po prodhon për të mbuluar plotësisht nevojat e vendit për energji.

Gjate Gushtit 2018, KESH do të prodhojë rreth 470,000 MWh apo rreth 80,000 MWh më shumë energji se prodhimi maksimal historik për muajin Gusht.

Me një situatë të tillë KESH ka ndihmuar dhe në situatën ekonomike e cila raportohet sërish në 4 për qind.

Article Logic
Execution time: 0.0035748481750488