INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vera është para/ Kush do të shkojë në SHBA, të lexojë këtë njoftim...

Vera është para/ Kush do të shkojë në SHBA, të lexojë këtë njoftim...

Publikuar më: 09:38 13-06-2019

Udhëtimet me avion në verë janë më të shpeshta, por dhe më të shtrenjta. Për ata që duan të shkojnë në Amerikë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar një orientim me të dhëna të detajuara me rëndësi për qytetarët shqiptarë që kërkojnë viza.

Ambasada sqaron: "Vera është gjithmonë një kohë e ngarkuar me udhëtime, prandaj dhe ju duhet të prisni më gjatë për një takim për vizë. Nëse viza juaj amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë ju mund të kualifikoheni për programin tonë të rinovimit të vizës me postë.

Ky program është i hapur për njerëzit me viza ende të vlefshme ose të skaduara së fundmi, të cilët nuk janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk kanë të dhëna kriminale. Nëse i përmbushni kriteret, ju mund të anashkaloni qëndrimin në radhë për vizë! Përdorni programin tonë të rinovimit të vizës me postë!"

Article Logic
Execution time: 0.0033879280090332