INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi për sekuestrimin e pasurisë. Reagon Alfred Peza : Po hetohem si gazetar. Kjo është e paprecedentë

Vendimi për sekuestrimin e pasurisë. Reagon Alfred Peza : Po hetohem si gazetar. Kjo është e paprecedentë

Publikuar më: 15:48 18-04-2017

Pas vendimit të Prokurorisë për të sekuestruar pasurinë e bashkëshortes së deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza, ky i fundit ka reaguar. Deputeti Peza u shpreh për gazetarët se po hetohet si gazetar dhe jo si politikan. Ai deklaron se gjatë kohës që ka ushtruar profesionin e politikanit, përveç rrogës së tij, nuk ka pasur shtim të pasurisë.

“Tashmë edhe nga organi i Prokurorisë është vërtetuar 4-cipërisht se ka 0 shtim të pasurisë time përveç rrogës së deputetit. Kjo duhet kuptuar mirë se kemi të bëjmë me një fakt . Unë po hetohem si gazetar dhe jo si deputet. Prokuroria nuk ka asnjë problem me deputetin Alfred Peza. Por po heton se si e ka vënë pasurinë një gazetar në Republikën e Shqipërisë. Kjo është e paprecedentë. Këto mund të ishin hetuar fare mirë në dhjetorin e 2012-s,” u shpreh Peza. Reagimi i deputetit të Partisë Socialiste Alfred Peza vjen pak orë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sekuestrimin e aksioneve të bashkëshortes së tij në bankën Credins. Sekuestrimi i aksioneve me vlerë 113 milionë lek erdhi pas kërkesës së bërë nga institucioni i Prokurorisë pak ditë më parë. Vendimi për sekuestrimin e pasurisë erdhi pas disa muajsh hetime, ku deputeti Peza dhe bashkëshortja Mirela Ndini akuzohen për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Deputeti Peza dhe Zonja Ndini nuk kanë arritur ta justifikojnë pasurinë e tyre. Hetimet ndaj deputetit socialist nisën pasi në janar, në media u bë publike blerja e aksioneve në bankën e nivelit të dytë nga bashkëshortja e Zotit Peza. Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) nisi menjëherë kontrollin dhe hetimin administrativ për pasurinë e deputetit socialist Alfred Peza. Sipas Zotit Peza, paratë ishin kursyer ndër vite nga ai dhe bashkëshortja e tij dhe se pasuria nuk kishte lidhje me pozicionin e tij si deputet në parlament.

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543