INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi për “Hakmarrjen për Drejtësi”. Flet vajza e Bujar Kaloshit

Vendimi për “Hakmarrjen për Drejtësi”. Flet vajza e Bujar Kaloshit

Publikuar më: 11:22 14-02-2017

Një ditë më parë Gjykata për Krimet e Rënda ka lënë të lirë 10 anëtarë të “Hakmarrjes për drejtësi”, e kjo natyrshmë ka sjellë dhe reagimin e familjarëve të viktimave të shkaktuar prej tyre. Një prej tyre është vajza e ish drejtorit të burgjeve Bujar Kaloshi, i cili u vra në vitin 1996 pranë banesës së tij. Nëpërmjet një statusi të gjatë në facebook, Viola Kaloshi thotë se “Krimi ende i lirë edhe sot pas 20 vitesh”. Viola Kaloshi e konsideron vendimin për lirimin e 10 anëtarëve të organizatës kriminale si një vrasje e dytë për babain e saj.
Sipas saj i gjithë faji është i drejtësisë, orët e të cilit “janë mbuluar tani, nga orteku i madh i padrejtësive, etjes per pushtet te cakenjve, krimi i organizuar, korrupsioni, droga etj. Madje, madje i tejkalojne edhe ato te diktatures famkeqe.
Viola Kaloshi në facebook:
“Krimi ende i lirë edhe sot pas 20 vitesh…
Me dhimbje të thellë mesova lajmin e vrasjes për herë të dytë të babait tim Bujar Kaloshi. Këtë lajm për herë të parë e perjetova 20 vite me parë, në moshën 13 vjeçare.
Ndërsa mes lotëve dhe dhimbjes vrapova drejt makinës se tij për ta përqafuar ashtu siç bëja çdo mëngjes, pasi mëngjesi ishte i vetmi moment kur unë mund të lumturohesha me prezencën dhe dashurinë e tij. Kjo, për shkak të orëve të tij të gjata në punë, për të ndërtuar një shtet ligjor, të ndershëm, të meritokracisë dhe vlerave.
Por, atë mëngjes gjithçka u pre në mes. Dora kriminale ma kishte gjakosur tani me përqafimin tim, ashtu siç bëri edhe sot. Ndërsa, duart e mia, të një fëmije të mitur u mbuluan nga gjaku i pafajshëm i babait tim Bujar Kaloshi.
Si mundet të rivrasësh një njeri si Bujar Kaloshi, që jo vetëm punoi me devotshmëri, përkushtim, e besnikëri, por dha edhe jetën për vendin e tij, deri në ditën e fundit, duke lënë pas tek ne fëmijët e tij një plagë të madhe.
Ai shpesh thonte se “jap edhe jetën për shtetin”. Dhe e dha jetën si zyrtarë i shtetit. Por, pavarësisht kësaj, krimi mbetet ende i lirë.
Orët e drejtësisë janë mbuluar tani më, nga orteku i madh i padrejtësive, etjes për pushtet të çakenjëve, krimi i organizuar, korrupsioni, droga etj. Madje, madje i tejkalojnë edhe ato të diktatures famkeqe.
I dashur babi im, askush nuk mund të përgjak më tej rrugtimin tonë të përbashkët drejt së vërtetës. Sikurse, sdo mund të përbalt kurrë vlerat dhe virtutet më të mira si; ndershmëria, krenaria, fisnikëria, bujaria, drejtësia, etj. që ti rrënjose tek ne.
Sot, emri dhe gjurmët që ti ke lënë pas janë të gjalla. Ne të takojmë çdo ditë, tek të njohur apo të pa njohur, të cilët përloten dhe përulen me respekt teksa flasin për ty”.

Article Logic
Execution time: 0.0032470226287842