INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi i papritur! Luana Vjollca i tha 'JO' Ferma VIP, zbulohen prapaskenat!

Vendimi i papritur! Luana Vjollca i tha 'JO' Ferma VIP, zbulohen prapaskenat!

Publikuar më: 17:34 15-01-2026

Luana Vjollca ka vendosur të mos jetë pjesë e edicionit të tretë të “Ferma VIP”. Pas dy sezoneve radhazi, moderatorja dhe autorja e formatit ka zgjedhur të tërhiqet plotësisht, duke mos marrë më as rolin e prezantueses dhe as atë të autores.

Burime pranë produksionit bëjnë me dije se ky është një vendim i mirëpeshuar i Luanës, i marrë pa presion, dhe i lidhur drejtpërdrejt me zgjedhjet e saj profesionale për këtë fazë të karrierës. Refuzimi i saj i hapi rrugën rikthimit të Arbana Osmanit në drejtimin e formatit, një lëvizje që pritet të sjellë ndryshime në sezonin e ri.

Nga ana tjetër, largimi i Luanës nuk lidhet me mungesë ofertash – përkundrazi. Moderatorja ka qenë dhe mbetet një nga figurat më të kërkuara dhe më të shtrenjta në tregun televiziv shqiptar, me oferta të vazhdueshme edhe nga televizione të tjera. Megjithatë, ajo ka zgjedhur të mos angazhohet në një format të përditshëm për momentin.

Aktualisht, Luana është e fokusuar te bizneset e saj personale në fushën e bukurisë dhe brandit, të cilat po i kushtojnë gjithnjë e më shumë kohë dhe vëmendje. Ky orientim drejt sipërmarrjes duket se është prioriteti i saj kryesor për këtë periudhë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë sezoni i ri i “Ferma VIP” nën drejtimin e Arbana Osmanit, si dhe cilat do të jenë surprizat e ardhshme të Luanës në ekran, pasi tërheqja e saj nga ky format nuk përjashton një rikthim të fuqishëm në projekte të tjera televizive.

Article Logic
Execution time: 0.0034711360931396