INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi ekstrem i opozitës për djegien e mandateve, ish-presidenti Nishani justifikon arsyet

Vendimi ekstrem i opozitës për djegien e mandateve, ish-presidenti Nishani justifikon arsyet

Publikuar më: 19:14 09-03-2019

Ish presidenti, Bujar Nishani ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Shqipëria ditët e fundit. Nishani, u shpreh në emisionin “Kjo Javë”se në Shqipëri kemi disa kriza njëkohësisht të cilat kanë shtyrë opozitën të marrin vendimin e djegies së mandateve. Sipas ish-presidentit, faktori ndërkombëtar ka ndihmuar opozitën të marrë një vendim të tillë.

“Kemi një krizë politike, një krizë kushtetuese, një krizë ekonomike edhe në një krizë shoqërore që vihet re në largimet masive nga Shqipëria kjo ka bërë që opozita të marrë një vendim in extremis. Faktori ndërkombëtar paraqitet në anën formale dhe jo formale në komunikimin e tij që do të thotë ka disa kode në komunikimin e tyre sepse ka dhe disa qasje e mesazhe të tjerë për opinionin publik. Mediat ndërkombëtare si “Zëri i Amerikës” kanë publikuar dosjen ku rezulton se janë blerë 20% e votave, pra faktori ndërkombëtar e ka ndihmuar opozitën të marrë një vendim të tillë”,-tha ndër të tjera Nishani.

Article Logic
Execution time: 0.0036518573760986