INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendim i drejtë? U largua nga Përputhen, LOCO bën reagimin e papritur!

Vendim i drejtë? U largua nga Përputhen, LOCO bën reagimin e papritur!

Publikuar më: 13:34 12-03-2021

Antonela dhe Elvisi u përfshinë në një debat të ashpër pas fotografisë së publikuar në Instagram. Në foto thuhej se ka dy lloj monstrash, një ndër to femrat që bëjnë çfarë duan dhe akuzojnë për manjakëri seksuale. Antonela shpërtheu në lot dhe tha se u ndie e ofenduar nga kjo. Ndërsa Arjani kërkoi përjashtimin e Elvisit.

Në puntatën e djeshme të Për’puthen, Antonela u shpreh se ka marrë kërcënim nga Elvisi në prapaskenë. Ndërkohë ai kërkoi falje për postimin dhe deklaroi largimin nga emisioni.

 Antonela: Pas puntatës mora një kërcënim nga Loco. Mendova se do më kërkojë falje dhe tha nuk dua falje hiç. Ke bërë gabimin më të madh të jetës tënde më tha. Po më kërcënon i thashë? Po tha, merre si kërcënim. I thashë gazetarëve përse nuk e incizoni, ato ikën dhe e pyeta përsërite, e përsëriti. Por unë nuk mund të shtyhem me ty se je djalë.

Loco: Unë e kisha për kërcënimin që bëri këtu. Fjalia ekzakte ka qenë: Gabimi më i madh që ke bërë sot është gabimi më i madh që ke bërë në jetë. Por i thashë do flasim.

Antonela: Mos i manipulo fjalët.

Loco: Siç mund ta prekin Antonelën kërcënimet e mia, edhe mua më prekin kërcënimet. Unë dua të kërkoj falje për çdo mashkull apo femër që është cenuar. Ka qenë paralelizëm për dy gjëra të poshtra që duhet të dënohen.

Loco: Unë do të largohem sot dhe duhet të bëhet dikush kurban për të përfituar dikush tjetër. Por ta harroni që mund të bëhem kurban.

Arjani: Vetëm një mendje e pisët nuk vjen e kërkon falje por justifikohet.

Loco: Nuk e kuptoj revoltën tënde.

Arjani: E mbylle këtë program në mënyrën më të keqe. Të flasin dhe të tjerët që rrinë si mumje Egjipti.

Antonela: Unë kam pasur respektin maksimal dhe jam prekur se kam menduar që je i kulturuar. Dua të bëj një pyetje, unë të kisha bërë vetëvrasje, do të të vriste ndërgjegjja?

Loco: Sigurisht që po. E kam thënë që Antonela më duket femra më e fortë këtu, nuk e di kush mund të jetë dëshmitar këtu. Po thoja që të kam vlerësuar dhe faleminderit që i the ato fjalë por ajo që më ka bezdisur tek ti është që përpiqesh të justifikohesh për çdo situatë, herë me lot, herë me viktimizim. Sot nuk kam ardhur as më akuza, as me shpatë në dorë por kam ardhur për të dalë e për të ikur në punë time se nuk mundem më. Antonelës i kërkoj falje se e kam bërë të ndihet keq.

Pas largimit dhe debatit në emision, Loco ka reaguar në rrjetet sociale me anë të një shkrimi të shkurtër, ku tha: “Loco zhytet po kurrë s’do mbytet. Koha do i tregojë të gjitha”.

Siç duket Elvisi po ia lë kohës që të tregojë se kush ka qenë fajtori në këtë diskutim.

fbio.png

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146