INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendi nën pushtetin e rrebesheve të shiut!? Ja si do të jetë moti sot

Vendi nën pushtetin e rrebesheve të shiut!? Ja si do të jetë moti sot

Publikuar më: 10:31 28-10-2018

Vendi ynë do të mbizotërohet gjatë ditës së sotme nga kthjellime dhe alternime vranësirash. Meteorologët parashikojnë se vranësirat do të dominojnë territorin në pjesën e parë të ditës. Gjatë pasdites do të regjistrohen rrebeshe shiu në zonat veriore dhe në zonat jugore, ndërsa në zonat qendrore shirat do të jenë të izoluara. Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në orët e para të ditës deri në mesditë, duke bërë që vlerat ekstremale të variojnë nga 8 në 28 gradë Celsius. Era do të fryjë mesatare në zonat veriore dhe në zonat qendrore, por e fortë në zonat jugore me një shpejtësi 50 km/h në drejtimin jugperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 5 Ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773