INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendi ku fëmijët rrëmbehen e shiten për 50 mijë dollarë, kthen sytë nga teknologjia

Vendi ku fëmijët rrëmbehen e shiten për 50 mijë dollarë, kthen sytë nga teknologjia

Publikuar më: 11:34 10-07-2018

Asgjë nuk mund të jetë më zemërthyese për një familje sesa kur fëmija i tyre humbet. Ata duhet të lajmërojnë njerëzit pranë dhe të nxjerrin një apel publik; por nëse fëmija është rrëmbyer nga një i huaj i panjohur atëherë duhet bërë më shumë sesa vetëm një kërkim. Në Shtetet e Bashkuara, autoritetet e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë me publikun për të lëshuar njoftime kur një fëmijë zhduket, të cilat njihen si "Amber Alerts". Kur policia lokale përcakton se një fëmijë është zhdukur me të vërtetë, ata paralajmërojnë policët e tjerë dhe mediet vendase duke shpallur identitetin e fëmijës së zhdukur dhe duke inkurajuar njerëzit që të bëhen pjesë e kërkimit.

femijet_kine.jpg

Edhe Ministria e Sigurisë Publike e Kinës ka nisur paralajmërime të ngjashme, por me një përmirësim të teknologjisë së lartë. Sistemi i reagimit emergjent, i quajtur zakonisht, "Reunion", përdor një APP mobil për mesazhin e publikut. Aplikacioni 'Reunion' që do të thotë “Ribashkim” siguron ndarjen më efikase të informacionit publik dhe një bashkëpunim më të mirë midis zyrtarëve të zbatimit të ligjit. Qytetarët, të cilët nënshkruajnë në APP, marrin njoftime shtypi që sigurojnë identifikimin dhe përshkrimin e një fëmije që mungon. Kina filloi aplikimin e sistemit të “Ribashkimit” në maj të viti 2016. Kjo teknologji ka rezultuar e suksesshme në gjetjen e mbi 1,274 fëmijëve të zhdukur, që nga koha e aplikimit deri në 22 maji 2017, një vit pas nisjes së tij.

Sistemi AI, njohja e fytyrës

Më shumë se 20,000 fëmijë raportohen të rrëmbyer në Kinë çdo vit. Disa ekspertë pretendojnë se shifrat e vërteta mund të jenë edhe më të larta, pasi disa familje hezitojnë të zbulojnë krimet e kryera nga vet ata. Firma hi-tech kineze “Baidu”, ka prezantuar teknologjinë e re të njohjes së fytyrës nga Inteligjenca Artificiale (AI) që ka luajtur një rol të rëndësishëm për të ndihmuar fëmijët e zhdukur të ribashkohen me familjet e tyre. Duke filluar në mars të vitit 2017, Baidu ka përmirësuar një faqe kineze, “Baby Come Home”, e cila ka për qëllim të ngarkoj një bazë të dhënash mbarëkombëtare të fotografive të fëmijëve të zhdukur.

GJETJAA.jpg

Personat e zhdukur paraqesin fotot e tyre, të cilat skanohen dhe analizohen për t'u krahasuar me fotot e dërguara nga prindërit e fëmijëve të zhdukur. Sistemi i njohjes së fytyrës mund të kufizojë kërkimin në rreth 30 familje dhe pastaj përmes komunikimeve të mëtejshme, familjet mund të ribashkohen nëse përputhen. Fu Gu, 33 vjeç, nga Chongqing është një histori suksesi. Ai u rrëmbye në moshën 6-vjeçare. I riu e ngarkoi foton e tij në faqen e internetit ku kërkohen familjet. Më 1 prill, ai u takua me prindërit e tij biologjikë pasi testimi i ADN-së konfirmoi përputhjen.

chinese-children.jpgSistemi i mbështetjes për familjet
E vërteta e trishtë në lidhje me Kinën është se rrëmbimet janë bërë një problem i përhapur shoqëror dhe ekziston frika se rrëmbimet mund të rriten pasi një numër bandash kriminale që përfshihen në rrëmbime, i detyrojnë familjet të paguajnë shpërblesa ose, të shesin fëmijë në familje të tjera. Thuhet se bandat e motoçikletave futen në zona publike në qytetet ku fëmijët luajnë. Ata kapen dhe futen brenda pak minutave. Bandat i transportojnë ato në makina, dhe më pas fëmijët dërgohen në një qytet tjetër kinez për t'u shitur. Disa banda rrëmbyese, të cilët u arrestuan, kanë njoftuar zyrtarët se norma e zakonshme për shitjen e një fëmije në një familje tjetër vlerësohet në rreth 50 mijë dollarë. Trafikantët e fëmijëve preferojnë të vjedhin djem, pasi kultura kineze i favorizon familjet me djem. Policët kinezë kanë nevojë për më shumë ndihmë për të ndihmuar familjet në kërkim të fëmijëve të rrëmbyer. Për fat të mirë, kompanitë kineze të Social Media, si Tencent Holdings dhe firmat e tjera hi-tech, përfshirë Alibaba, janë bashkuar për të ofruar teknologji dhe novacione të reja që kanë përmirësuar sistemin e alarmit "Reunion".
Përtëritja e shpresës me teknologji më të mirë.
Është një makth për çdo prind që të shqetësohet për një fëmijë të humbur. Ata zgjohen çdo mëngjes duke u pyetur nëse fëmija i tyre është i vdekur ose i gjallë. Ata nuk ndiejnë ndjenjën e përfundimit derisa ta kthejnë fëmijën e tyre, ose fatkeqësisht, të rimarrin trupin. Megjithëse sistemi 'Reunion' i Kinës ka identifikuar me sukses 1.274 fëmijë të zhdukur në një periudhë prej 12 muajsh, u zbulua se 75 fëmijë u mbytën dhe 29 të tjerë u vranë. Përmirësimet e reja të teknologjisë së Kinës po japin përgjigje reale familjeve të fëmijëve të zhdukur. Dhe mjaft shpesh, këto përgjigje janë përfundime të lumtura kur fëmijët e zhdukur gjenden të gjallë dhe kthehen në shtëpi ku mund të ndjehen të sigurt.

Burimi: CCTV

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324