INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendi ideal ku duhet ta kalojnë Muajin e Mjaltit shenjat e horoskopit

Vendi ideal ku duhet ta kalojnë Muajin e Mjaltit shenjat e horoskopit

Publikuar më: 11:24 11-08-2022

E dimë që planifikimi i dasmës i bën të gjitha çiftet shumë të tensionuara. Të thuash “po” ndonjëherë duket më e lehtë sesa të gjitha parapërgatitjet për gjetjen e veshjes së duhur, vendit të duhur dhe gjithçka tjetër për ceremoninë.

Pas gjithë stresit dhe kënaqësisë që ke kaluar, më në fund vjen koha për një arratisje romantike në Muajin e Mjaltit me bashkëshortin/bashkëshorten, si mënyra më e përsosur për të festuar së bashku jetën tuaj të re.

Gjëja më e mirë në lidhje me zgjedhjen e vendit të duhur për Muajin e Mjaltit është se ju mund ta planifikoni atë bazuar në personalitetin tuaj dhe interesat e shenjës suaj të horoskopit.

Më poshtë do të shihni se cili është vendi më i mirë për të kaluar Muajin e Mjaltit, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit.

 

DASHI

Ti i do aventurat, kështu që vendi ideal do të ishte të bëje rafting diku në lumin e Kolorados.

DEMI

Ju pëlqejnë mjediset romantike kështu që Toskana në Itali do të ishte perfekte.

BINJAKËT

Vendi më i mirë për Muajin tuaj të Mjalit është Nju Jorku, me muzetë, koncertet, libraritë që mund të vizitoni atje.

GAFORRJA

Merrni një shtëpi me qera në Gjeorgji, ku mund të shijoni perëndimet me të dashurin tuaj.

LUANI

Muaji juaj i Mjaltit do të ishte ideal nëse do ta kalonit në Los Angeles, California.

VIRGJËRESHA

Ju vdisni pas kafshëve kështu që Muaji i Mjaltit perfekt do të ishte në Tanzani ku mund të shihni luanët, xhirafat dhe elefantët.

PESHORJA

Vendet harmonike dhe me natyrë si Bali në Indonezi është perfekt për personat e Peshores.

AKREPI

Akrepi është i fiksuar pas fakteve, informacionit, historisë kështu që Muaji juaj ideal i Mjaltit do të kalohej në Uashington DC.

SHIGJETARI

Duke qenë se i adhuroni udhëtimet, Skocia po pret natyrën tuaj kurioze me historinë e saj të pasur.

BRICJAPI

Prakticiteti dhe tradita janë ato që ju tërheqin, kështu që mirë se të shkoni në Londër të dashur Bricjapë.

UJORI

Ke një dëshirë të madhe për të ndihmuar njerëzit, kështu që nëse do të donit të bënit punë vullnetare për Muaj Mjalti, Costa Rica po ju pret.

PESHQIT

E adhuroni të jeni pranë detit, ndaj Republika Domenikane me plazhet e bukura është perfekte për ju Peshqit.

Burimi: Yourtango.com

Article Logic
Execution time: 0.0038480758666992