INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vende pune në Gjermani, zbuloni profesionet që ju japin këtë të drejtë

Vende pune në Gjermani, zbuloni profesionet që ju japin këtë të drejtë

Publikuar më: 11:48 12-09-2016

Gjermania ishte vendi ku më shumë se 53 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil, për të përfituar të drejtën e qëndrimit, vetëm gjatë vitit të shkuar. Por për të gjithë ata që kërkojnë një jetë më të mirë në ekonominë më të fuqishme europiane ka një zgjidhje.
Agjencia Gjermane e Punësimit ka publikuar listën e profesioneve ku ka vende të lira, si dhe pagën përkatëse për secilën prej tyre.
Sipas Agjensisë, ky konkurs është për njerëzit që jetojnë jashtë Bashkimit Europian, ndaj dhe përfituesit janë dhe shqiptaret si dhe vendet e tjera të rajonit që nuk janë pjesë e unionit.
Paga mesatare neto në Gjermani është 2.000 euro, ndërsa paga e personelit mjekësor dhe kujdestarëve varion nga 2000 deri në 2200 euro në vlerë bruto.
Personat e kualifikuar, inxhinierët kanë më shumë se dyfishin e pagës. Për të konkurruar për vendet e punës, është e nevojshme të tregoni se keni nivel arsimor dhe të respektohen rregullat e lejes së qëndrimit në Gjermani.
“Ekziston një shans për punonjësit të cilët nuk janë nga BE-ja për të marrë vende pune, pasi këto profesione kërkohen shumë në Gjermani, pasi nuk ka kandidatë të mjaftueshëm të brendshëm”, thekson Agjencia Gjermane e Punësimit, (https://www.arbeitsagentur.de/web/content/EN/index.htm) ku dhe mund të informohen të interesuarit.
Në portalin e Rrjetit Evropian të të dhënave të punësimit, raportet tregojnë se dje Gjermania ka hapur konkurs për 267,144 vende të lira pune.
Këtu janë disa nga profesionet që kërkon Gjermania:
– Asistent Teknik
– Inxhinier Mekanik
– Elektriçist
– Instalues elektrik
– Elektriçist për ndërtimin
– Hidraulik
– Teknikë i ngrohjes
– Punëtorë pa kualifikime për ujë
– Shofer
– Monitorimi i infrastrukturës hekurudhore
– Mirëmbajtja e infrastrukturës në hekurudhat
– Infermiere në pediatri
– Infermiere në kirurgji
– Infermiere në klinikë
– Anesteziolog
– Ndihmës anesteziolog
– Kujdestarë për të moshuar
– Specialistët në klinika Gjeriatrike
– Specialistë në Onkologjis
– Specialistë në endoskopi
– Specialistë në nefrologji
– Specialistët në rehabilitim, dhe shumë profesione tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0033679008483887